Skip to content
Të Gjitha

“Shqiptarët po shpenzojnë kursimet”, Topalli ngre alarmin për largimin e të rinjve nga vendi

· 2 min lexim

Shqipëria po përjeton një dyndje largimesh masive të të rinjve nga vendi, teksa ish-kryeparlamentarja nuk ka ndenjur indiferente ndaj kësaj dukurie.

Topalli thotë se këto kanë qenë edhe dy temat që u diskutuan edhe në tryezën e sotme të Kryesisë së PD-së në Lezhë.  Ajo thekson se Shqiptarët kanë nisur të shpenzojnë kursime e tyre për të përballuar kostot e jetesës, ndërsa deklaron se duhet të ndalohet rritja e çmimeve.

“Organizimi dhe konsolidimi i strukturave të PD ishte pjesë e axhendës së mbledhjes së kryesisë së PD sot në Lezhë.  Rritja e varfërisë ekstreme dhe largimi i të rinjve është ana tragjike e jetës në çdo qytet, dhe si e tillë është pjesë e diskutimeve në mbledhje, takime, kafe e kudo.

Shqiptarët kanë nisur të shpenzojnë kursime e tyre për të përballuar kostot e jetesës që rriten muaj pas muaji për shkak të krizës së çmimeve. Për të blerë ushqime, karburant apo produkte të tjera, familjet po prekin paratë e ruajtura, thojnë raportet e institucioneve financiare.  Po ata, që nuk kanë kursime?  Boll është boll!”, shkruan Topalli në rrjetet sociale

Vlen të theksojmë se njësitë e shërbimeve në disa zona turistike në Shqipëri po përballen me vështirësi për të gjetur punëtorë sezonalë si rezultat i nivelit të lartë të emigrimit të të rinjve. Qarku i Gjirokastrës mbetet nga zonat më të prekura nga mungesa e fuqise punëtore ndërsa turizmi është gjithnjë e në rritje.

Operatorët vendas thonë se veçanërisht profesionistët që kualifikohen largohen gjithnjë e më shumë jashtë vendit duke sjellë sfida të reja për sektorin turistik.
Vikjana Nakaj është udhërrëfyese për një grup turistësh që vizitojnë tunelin e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër, shkruan VOA.