Kërcënimi nga sigurisë në vend ka detyruar Shqipërinë që të marrë vendimin për shpalljen të padëshiruar të të dy diplomatëve të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit.
Sipas Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme ata dyshohen se kanë realizuar aktivitete në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.
Sipas zëdhënëses së MEPJ-së, “vendimi për shpalljen e diplomatëve iranianë si të padëshiruar është marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik”.
Sipas burimeve jozyrtare i thanë Top Channel, mësohet se ky vendim, me gjasë vjen pas një bashkëpunimi me shërbimet partnere dhe ato izraelite për të shmangur një incident gjatë ndeshjes në Shkodër.
Në atë kohë kishte informacion se, Lavdrim Muhaxheri dhe disa terroristë të tjerë do të sulmonin me eksploziv kombëtaren izraelite. Për këtë çështje, në Shqipëri dhe Kosovë u arrestuan më shumë se 20 persona.