Skip to content
Të Gjitha

Fitch: “Shqipëria përbën rrezik për investitorët”. Ilir Meta kërkon dialog urgjent mes palëve

· 2 min lexim

Agjencia ndërkombëtare Fitch ka publikuar një raport, sipas të cilit Shqipëria përbën rrëzik për investitorët.

Kjo sepse vendi ynë ka pësuar rënie ekonomike.

Lidhur me të dhënat e këtij raporti ka reaguar edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Në një reagim në Facebook, Meta shpreh shqetësimin nga kjo renditje.

Ai i bën apel palëve politike që të ulen në dialog, e të mos e përkeqësojnë më shumë gjendjen.

Më tej, Meta shkruan se duhet të plotësohen kushtet e Bundestagut, përndryshe jo vetëm çelja e negociatave me Bashkimin Europian pamundësohet, por vendi ynë do ta humbasë më shumë besueshmërinë e investitorëve të huaj seriozë.

Dua të shpreh shqetësimin për raportin e agjencisë prestigjoze ndërkombëtare Fitch për vitin 2019, sipas së cilës Shqipëria është përkeqësuar në vlerësimin e shkallës së perceptimit të investitorëve, nga niveli 59.8, në 53.5. Pa u ndalur sot në shqetësimet që kanë të bëjnë me faktorët ekonomikë dhe financiarë, dua të tërheq vëmendjen ndaj aktorëve politikë, që faktori kryesor i këtij përkeqësimi është kriza e rëndë politike në vend.

Ndaj duhet urgjentisht vendosja e dialogut politik dhe bashkëpunimit për adresimin e menjëhershëm dhe të besueshëm të kushteve të Bundestagut. Përndryshe, jo vetëm çelja e negociatave me Bashkimin Europian pamundësohet, por vendi ynë do humbasë më shumë besueshmërinë e investitorëve të huaj seriozë”, shkruan Meta.

Edhe kreu i opozitës jashtëparlamentare, Lulzim Basha, ka reaguar rreth kësaj çështjeje.

Ai u shpreh se duhen politika serioze që vendi të kthejë besimin tek investitorët.