Fitch: “Shqipëria përbën rrezik për investitorët”. Ilir Meta kërkon dialog urgjent mes palëve
Agjencia ndërkombëtare Fitch ka publikuar një raport, sipas të cilit Shqipëria përbën rrëzik për investitorët.
Kjo sepse vendi ynë ka pësuar rënie ekonomike.
Lidhur me të dhënat e këtij raporti ka reaguar edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Në një reagim në Facebook, Meta shpreh shqetësimin nga kjo renditje.
Ai i bën apel palëve politike që të ulen në dialog, e të mos e përkeqësojnë më shumë gjendjen.
Më tej, Meta shkruan se duhet të plotësohen kushtet e Bundestagut, përndryshe jo vetëm çelja e negociatave me Bashkimin Europian pamundësohet, por vendi ynë do ta humbasë më shumë besueshmërinë e investitorëve të huaj seriozë.
“Dua të shpreh shqetësimin për raportin e agjencisë prestigjoze ndërkombëtare Fitch për vitin 2019, sipas së cilës Shqipëria është përkeqësuar në vlerësimin e shkallës së perceptimit të investitorëve, nga niveli 59.8, në 53.5. Pa u ndalur sot në shqetësimet që kanë të bëjnë me faktorët ekonomikë dhe financiarë, dua të tërheq vëmendjen ndaj aktorëve politikë, që faktori kryesor i këtij përkeqësimi është kriza e rëndë politike në vend.
Ndaj duhet urgjentisht vendosja e dialogut politik dhe bashkëpunimit për adresimin e menjëhershëm dhe të besueshëm të kushteve të Bundestagut. Përndryshe, jo vetëm çelja e negociatave me Bashkimin Europian pamundësohet, por vendi ynë do humbasë më shumë besueshmërinë e investitorëve të huaj seriozë”, shkruan Meta.
Edhe kreu i opozitës jashtëparlamentare, Lulzim Basha, ka reaguar rreth kësaj çështjeje.
Ai u shpreh se duhen politika serioze që vendi të kthejë besimin tek investitorët.