Skip to content
Të Gjitha

Shqipëria e mbërthyer nga reshjet/ Uji shkakton dëme në disa qytete, pezullohen udhëtimet e trageteve

· 1 min lexim

Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura, që kanë filluar natën e djeshme dhe kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme.

Në disa qytete të vendit situata paraqitet problematike.

Në Delvinë njëra këmbë e urës së Vanës është shembur, duke e bërë të pakalueshme, shkruan ‘Dosja.al’.

Rreth 200 banorë të kësaj zone janë të izoluar, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar shëbimet e emergjencës.

Në Gjirokastër, dalja nga shtrati e përroit të Sopotit, duke përmbytur disa lagje të Lazaratit.

Në Vlorë dhe Durrës është ndërprerë lundrimi detar, ku për pasojë trageti i linjës Vlorë-Brindisi, do të niset në Darkë.

Probleme janë regjistruar edhe në Lezhë e Kurbin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ndërkohë ka njoftuar, se të gjitha akset janë të kalueshme, ndërsa ka këshilluar drejtuesit e mjeteve, që të respektojnë sinjalistikën dhe të ulin shpejtësinë.