Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëria, e 4-ta në Europë për numrin e lartë të të burgosurve

14:15 05/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Në Shqipëri burgjet janë të tej mbushura, në raport me shumicën e Europës. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, Shqipëria renditet e katërta në Europë për numrin e të burgosurve për 100 mijë banorë në vitin 2023, me një normë prej 182.

Kjo shifër është dukshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila ishte 111 të burgosur për 100 mijë banorë. Sipas Eurostat në vitin 2023 ishin 5017 të burgosur në Shqipëri. Eurostat e ka bërë llogaritjen me të dhënat e vjetra të popullsisë prej 2.75 milionë banorë. E përllogaritur nga Monitor, sipas të dhënave të Censit 2023, prej 2.42 milionë banorë, raporti i të burgosurve rritet në 207.

Pas rishikimit, Shqipëria renditet e dyta në Europë pas Turqisë (342 të burgosur për 100 mijë banorë), duke lënë pas Poloninë (203), dhe Hungarisë (187).

Vendi ynë është rekord dhe në rajon, i ndjekur nga Serbia (158), Mali i Zi (166), Maqedonia e Veriut (146). Më pak të burgosur në raport me popullsinë ka në Kosovë, me rreth 100 të burgosur për 100 mijë banorë, sipas World Prison Brief.

Europa

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2023, në Bashkimin Europian ishin rreth 499 mijë të burgosur, çka përfaqëson një rritje prej 3.2% krahasuar me vitin pararendës. Kjo përkthehet në 111 të burgosur për çdo 100 mijë banorë, pak më shumë se një vit më parë, kur norma ishte 108.

Në nivel europian, kjo do të thotë se një person ishte në burg për çdo 897 banorë. Megjithëse numri aktual është më i lartë se vitet e fundit, ai mbetet dukshëm më i ulët krahasuar me vitin 2012, kur në BE kishte mbi 550 mijë të burgosur – niveli më i lartë i regjistruar që nga viti 1993.

Ka dallime të mëdha mes shteteve të BE-së sa i përket normës së të burgosurve për popullsi. Disa vende si Polonia, Hungaria dhe Çekia kanë norma dukshëm më të larta se mesatarja europiane, ndërsa vende të tjera si Finlanda, Holanda dhe Sllovenia raportojnë shifra shumë më të ulëta.

Kështu, Finlanda ka normën më të ulët në Europë me vetëm 53 të burgosur për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Holanda me 66 dhe Sllovenia me 68. Këto shifra pasqyrojnë qartë dallimet e thella në politikat penale, ku disa shtete favorizojnë ndëshkimin përmes burgimit, ndërsa të tjera investojnë në forma alternative si masat me kusht, rehabilitimi apo drejtësia rehabilituese.

Struktura demografike e popullsisë së burgosur në BE mbetet relativisht e qëndrueshme. Në vitin 2023, vetëm 5.4% e të rriturve të burgosur ishin gra, një përqindje që ka mbetur thuajse e pandryshuar që nga viti 2016. Megjithatë, ka dallime të ndjeshme midis vendeve për pjesëmarrjen gjinore, ku disa shtete raportojnë përqindje më të larta të grave në burgje, ndërsa të tjera mbeten në nivele minimale.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është përbërja sipas shtetësisë. Në vitin 2023, një në pesë të burgosur në vendet e BE-së ishte shtetas i huaj në vendin ku ndodhej në burg. Përqindja mesatare e të huajve ishte 20.6%, thuajse e njëjtë me atë të vitit të kaluar. Edhe këtu vërehen dallime të mëdha mes vendeve: disa kanë përqindje shumë të larta të të burgosurve të huaj, ndërsa vende të tjera regjistrojnë një pjesëmarrje pothuajse të papërfillshme./Monitor

Etiketa: Shqiperia

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Strukturat e PD-së mblidhen në seli pas heqjes së masës ndaj Berishës

Dosja "Partizani"/ GJKKO shtyn seancën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.