Shpërthimi me tritol në Tiranë, Artan Hoxha tregon përse lënda plasëse u vendos në krahun e pasagjerit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gazetari investigativ Artan Hoxha ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e ABC News ku foli për atentatin që tronditi mbrëmjen e kaluar kryeqytetin.

Hoxha tha se mina që ishte e vendosur në krahun e pasagjerit është vendosur pasi sipas informacioneve ka rezultuar se Preng Gjini qëndronte në sediljen e pasagjerit dhe jo të shoferit, por ditën e djeshme gjërat kanë ndryshuar.

Pjesë nga biseda:

Nga të dhënat që kemi rezulton se eksplozivi është vendosur në krahun e pasagjerit, ndërkohë objektivi ka qenë në timon.

Është fat që makina me të cilin ka ndodhur atentati e ka marrë shumë pak minuta para se të ndodhte atentati.

Fakti që shpërthimi është bërë sa ka hyrë në urë ka minimizuar dëmet, Nëse do të ndodhte qoftë edhe 15 metra në brendësi dëmi do të ishte edhe më i madh, qoftë edhe për njerëzit e pafajshëm.

Duke e ditur që nuk mund t’i afroheshin me kollaj Preng Gjinit, kanë gjetur pikën e dobët, pikërisht momentin kur lëvizte me makinën e djalit të hallës, Fatjon Dautit. Ai kishte parkuar makinën e tij dhe kishte marrë makinën  e djalit të hallës. Ata kanë ruajtur momentin, kanë zbuluar që në qytet lëvizte me makinën e djalit të hallës.

Nga informacionet që kam, janë gjetur kamerat ku është vendosur eksplozivi. Makina në të cilën ka ndodhur shpërthimi, dje ka qenë në Lushnje dhe nuk mund të lëvizë makina me minë poshtë, në Shqipëri. 

Përse u vendos në krahun e pasagjerit?- Sepse në qytet ka rezultuar se ai qëndronte në  sediljen e pasagjerit dhe jo të shoferit. Kjo ka bërë që eksploziv të vendosej në krahun e pasagjerit sepse dikush e ndihmonte Preng Gjinin të lëvizte në qytet.Ndërkohë ai dje ka dalë vetë në timon.  Shpërthimi ka shkatërruar motorin makinës dhe nuk i ka marrë jetën.

A mund ta anulonin atentatin, kur panë që ishte ulur në krahun e shoferit, por kanë menduar që nuk do të kishin rast të dytë për ta goditur”, tha Hoxha.

Ndërkohë kujtojmë se atentati ndodhi në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë ose siç njihet ndryshe “Ura e Nisharakut”.

Shënjestra dhe personi që ka mbetur i plagosur në atentatin me tritol mbrëmjen e kaluar në Tiranë, është Preng Gjini i cili shërbyer si efektiv pranë Gardës së Republikës. Ai nuk është një emër i panjohur, pasi ai është një person me precedent penalë, i përfshirë në aktivitetet e jashtëligjshme të Gasper Reçit, i cili u ekzekutua në Romë, në muajin prill të vitit 2017.

Shpërndaje
Share.

Komento