Skip to content
Të Gjitha

Shpërthen pusi i naftës, zjarrfikësi asfiksohet nga tymi dhe përfundon në spital

· 1 min lexim

Një pus nafte ka shpërthyer pak momente më parë në Delvinë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes janë nisur forcat e zjarrfikëses, shkruan “Faxweb”.

Mësohet se njëri prej zjarrfikësve është asfiksuar dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Sarandë.

Ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë e gjithë zona është mbuluar nga një tym i dendur.

Zjarrëfiksit për fat të mirë, kanë arritur që të vendosin flakët në kontroll.