Një 30-vjeçar nga Patosi është arrestuar ditën e sotme nga policia e Fierit. Saimir Sali është arrestuar pasi shpërndante lëndë narkotike, të tipit heroinë në qytetin e Fierit.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, 30-vjeçarit iu gjetën me vete nëntë doza me lëndë narkotike të dyshuar si heroinë.
Nga disa informacione që kishin mbërritur te policia, i riu e bënte vetë shpërndarjen e lëndës narkotike në qytetin e Fierit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.