Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shoqata e të Verbërve dënon deklaratat e Ramës për personat me aftësi të kufizuara

12:09 05/05/2025
Reading Time: 2 min lexim
Shoqata e të Verbërve dënon deklaratat e Ramës për personat me aftësi të kufizuara

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratave fyese të bëra nga Kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti elektoral në Lezhë, ku ai përdori një gjuhë të cilësuar si thellësisht diskriminuese ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Në një deklaratë publike, SHVSH shpreh indinjatën për gjuhën e përdorur, duke e cilësuar atë si poshtëruese dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe barazinë e garantuar nga Kushtetuta dhe Konventa e OKB-së.

Shoqata i kërkon Kryeministrit ndjesë të menjëhershme dhe një angazhim konkret për respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të këtij komuniteti, duke theksuar se personat me aftësi të kufizuara nuk janë figura stilistike për retorikën politike, por qytetarë të barabartë të këtij vendi.

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë reagon me indinjatë ndaj fyerjeve publike të Kryeministrit ndaj personave me aftësi të kufizuara

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë (SHVSH), si përfaqësuesja legjitime e mbi 13,500 qytetarëve të verbër dhe me dëmtime të rënda të shikimit në vend, shpreh keqardhje dhe indinjatë të thellë për përdorimin e gjuhës diskriminuese dhe poshtëruese nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, në një aktivitet elektoral të zhvilluar në Lezhë.

Në këtë deklaratë ai u shpreh si më poshtë:

“Kur njeriu i ka sytë top, është më i verbër se dikush që nuk i ka sytë. Kush i ka sytë, s’do me pa, është qorr absolut. Kush është nga veshët top, dhe do të dëgjojë këngën e bufit për natë, është më shurdh nga shurdhi.” është jo vetëm thellësisht ofenduese për komunitetin e personave të verbër dhe të personave që nuk dëgjojnë, por përbën një shkelje të rëndë të standardeve të respektit njerëzor dhe të barazisë së promovuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nga Konventa e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Kjo nuk është hera e parë që z. Rama përdor fjalor fyese ndaj grupeve të ndjeshme. Vetëm pak ditë më parë, ai etiketoi në mënyrë të papranueshme personat me çrregullime të spektrit autik, duke vazhduar kështu një model komunikimi përçmues, që thellon paragjykimet shoqërore dhe cenon dinjitetin e mijëra qytetarëve shqiptarë.

SHVSH i bën thirrje publike Kryeministrit:

Të kërkojë ndjesë publike, pa vonesë, ndaj komuniteteve që ka ofenduar.
Të angazhohet realisht për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, duke filluar nga gjuha e përdorur në hapësirën publike.
Të rikthejë dinjitetin institucional në komunikimin me qytetarët e tij, veçanërisht ata që jetojnë çdo ditë me sfida të mëdha shëndetësore dhe sociale.
Ne nuk jemi metafora, nuk jemi figura stilistike për përdorim në fjalime politike. Ne jemi qytetarë të barabartë të këtij vendi. Dhe do të ngremë zërin për çdo akt, fjalë apo qëndrim që synon të na fyejë, të na përjashtojë ose të na instrumentalizojë.

Me respekt,

SHOQATA E TË VERBËRVE TË SHQIPËRISË

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: deklaratat e RamësShoqata e të Verbërve

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Gjirokastër/ Kanosi për shkak të detyrës, një gazetar, procedohet 26-vjeçari

Zhduket 20-vjeçari në Tiranë, policia në kërkim pas kallëzimit të vëllait

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English