Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

59 raste të dyshuara për Coronavirus në Shqipëri, këto janë rezultatet

12:36 08/03/2020
Reading Time: 2 min lexim

Vijon të thellohet bilanci i të prekurve nga Coronavirusi, teksa ka shkuar në 3599 numri i viktimave në rang global, ndërsa 105,000 njerëz janë infektuar, shumica e tyre në territorin e Kinës.

Të prekur janë regjistruar në një pjesë të madhe të shteteve, ndërsa gjendja më alarmante paraqitet në shtetin fqinj, Itali, ku kanë humbur jetën 233 persona, ndërsa 5.883 të tjerë janë infektuar.

Në këto kushte shteti italian ka përforcuar masat, duke ndaluar hyrje-daljet nga rajoni i Lombardisë.

Masa ekstreme për Coronavirusin në Itali: Izolohen 15 milionë banorë, ndalohet kryerja e funeraleve

Fatmirësisht, në vendin tonë nuk është regjistruar ende asnjë i infektuar, megjithëse mjekët kanë hedhur hipotezën se mund të ketë të prekur, por nuk po shfaqin simptoma.

Nga ana tjetër, strukturat shëndetësore po vijojnë testimet për COVID-19, për çdo rast të dyshuar në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP, ku sipas njoftimit të fundit në total janë testuar 59 raste, por të gjithë kanë rezultuar negativ.

Personat e dyshuar kanë shfaqur shenja të infeksionit respirator dhe kanë vizituar vende të prekura nga virusi, teksa rastet e testuara deri tani i përkasin kryesisht: Tiranës, Shkodrës, Durrës, Fierit, Lezhës dhe Vlorës.

Në njoftim nga ISHP thuhet se Spitali Infektiv do të menaxhojë rastet e para, me një staf të përcaktuar dhe të trajnuar dhe në varësi të numrit të rasteve janë përcaktuar spitalet COVID 1 dhe COVID 2 si dhe spitalet dhe stafi mjekësor ku do të zhvendosen pacientët ekzistues.

Në 24 orët e fundit në të gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 23,035 udhëtarë, të cilët kanë qenë në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës, ndërsa në 24 orët e fundit në nr. 127, ka patur 1391 thirrje.

Edhe një herë, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje personave që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID-19 të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Coronavirusi

Të tjera

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Para

Aeroporti i Rinasit anulon 6 fluturime drejt Italisë, nuk dihen ende shkaqet

Lajmet e fundit

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English