Skip to content
Të Gjitha

Shkatërrojnë studiot dhe vjedhin televizorët, grabitësit brenda televizionit lokal

· 1 min lexim

Televizioni lokal i Peqinit ‘Klaudiana’ ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme.

Disa persona të paidentifikuar kanë thyer derën kryesore për tu futur në godinë.

Ata kanë dëmtuar disa nga pajisjen e ndodhura brenda dhe kanë vjedhur disa televizorë plazëm.

Foto nga vendngjarja
Foto nga vendngjarja

Sakaq, sinjali i transmetimit është ndërprerë.

Një nga punonjësit ka konstatuar ngjarjen pasi shkoi për të verifikuar shkakun e defektit.

Denoncimi është bërë në policia, e cila nga ana tjetër nuk ka dhënë asnjë detaj rreth ngjarjes.

Ky televizion ndodhej në qendër të qytetit dhe ka dy dekada që është hapur.