Skip to content
Kryesore

Sherri te TEG-u/ Fatjon Dautit i vihen pranga te Trauma, me vete kishte dhe kanabis

· 2 min lexim

Policia e Tiranës i ka komunikuar 29-vjeçarit Fatjon Dauti, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, masën e arrestit në burg. Ai u konfliktua mesditën e djeshme me sende të forta me Marjo Baramin në afërsi të rreth-rrotullimit tek TEG-u në kryeqytet.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit në spitalin e Traumës, uniformat blu i kanë gjetur lëndë narkotike Fatjon Dautit. Ndërkohë Marjo Barami vijon të jetë ende në kërkim, pasi pas sherrit me Fatjon Dautin.

Shkaku i sherrit të tyrë ishte “përplasja” e makinave mes dy vajzave. Për shkak të një parakalimi të gabuar, dy vajza kanë “fërkuar” automjetet e tyre luksoze, më konkretisht një “Audi A8” dhe një “Benz”, ku për pasojë automjetit tip “Audi A8” i është thyer pasqyra.

Dy vajzat kanë dalë nga automjetet e tyre dhe kanë debatuar me njëra-tjetrën, por nuk e kanë ndalur me kaq. Ato kanë telefonuar shokët e tyre, të cilët pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes janë dhunuar brutalisht me njëri-tjetrin.

I pari që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka qenë Fatjon Dauti, i cili më pas është konfliktuar me të afërmin e shoferes tjetër, shtetasin Marjo Barami.

Ata janë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin dhe për pasojë, Fatjon Dauti ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se ai ka marrë plagë në fytyrë dhe në kokë.