Skip to content
Të Gjitha

Sherri për pronën, nipat bëjnë për spital hallën

· 2 min lexim

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në qytetin e Fierit.

Sipas policisë, shtetasit M.M. 30 vjeç dhe A.M. 24 vjeç kanë ushtruar dhunë ndaj hallës së tyre.

Bëhet fjalë për 45-vjeçaren me iniciale M.B, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Konflikti mes nipave dhe hallës ka ndodhur për motive pronësie.

Në cilësinë e provës materiale, policia gjeti në banesën e të rinjve disa fishekë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit, për veprime të mëtejshme.

Fier/Njoftimi i policisë:

*Ushtruan dhunë fizike ndaj hallës së tyre, arrestohen në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

M.M, 30 vjeç dhe A.M, 24 vjeç, banues në Fier (Vëllezër).

Arrestimi i tyre u bë pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike, ndaj hallës së tyre, shtetases M.B, 45 vjeçe e cila ishte e paisur me urdhër mbrojtje.

Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje”  “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.