Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sërish tym i zi në Vatikan, dështon edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Papës së ri

12:16 08/05/2025
Reading Time: 1 min lexim
Sërish tym i zi në Vatikan, dështon edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Papës së ri

Nga oxhaku i Kapelës Sistine është ngritur mëngjesin e së enjtes tym i zi, një sinjal i qartë se Kolegji i Kardinalëve nuk ka arritur ende konsensusin e nevojshëm për të zgjedhur Papën e ri gjatë dy votimeve të para.

Tymnaja e zezë, simbol i mungesës së një vendimi, është parë nga mijëra njerëz të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, të cilët prisnin me padurim lajmin për zgjedhjen e pasardhësit të Papa Françeskut.

Papa ndërroi jetë më 21 prill, pas 12 vitesh në krye të Kishës Katolike, duke hapur rrugën për fillimin e konklavit.

Që nga e mërkura, kardinalët janë izoluar nga bota e jashtme, duke dorëzuar celularët dhe duke u shkëputur nga çdo kontakt i mundshëm, si pjesë e rregullave strikte që synojnë të garantojnë fshehtësinë e procesit të zgjedhjes.

Me 133 kardinalë votues, një kandidat duhet të marrë të paktën 89 vota për të shpallur fitoren.

Hapja solemne e konklavit, e shoqëruar me një procesion të klerikëve në Kapelën Sistine, u transmetua drejtpërdrejt përmes ekraneve të mëdha në sheshin përballë Bazilikës së Shën Pjetrit.

Procesi i votimit do të vijojë pasditen e sotme, ku sytë do të jenë sërish nga oxhaku, në pritje të tymit të bardhë, që do të sinjalizojë përzgjedhjen e Papës së ri.

Nëse do të ketë rezultat, ky pritet të shfaqet në orën 17:30 ose në orën 19:00. Tradicionalisht, është shumë e rrallë që zgjedhja të përmbyllet në ditën e parë të votimeve.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Tym i zivatikanZghedhja e papes

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, ekstradohet në Shqipëri italiani

Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, ekstradohet në Shqipëri italiani

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English