Skip to content
Të Gjitha

Serbët komentojnë takimin Rama-Thaçi

· 1 min lexim

Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi sot në Tiranë nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga mediat e huaja.

Media serbe “Sputnik”, ndërsa ka cituar shkrimin e shpërndarë në rrjetin social të shefit të qeverisë shqiptare i ka kushtuar hapësirë takimit në fjalë.


“Qoftë Viti i Shqipërisë, Kosovës dhe krejt shqiptarisë🇦🇱👐🇽”, shkroi Rama në Instagram.

Mes tjerash media serbe shkruan se ky takim është i pari për këtë vit, ndërsa një veprim i tillë sipas saj, vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes së kreut të ekzekutivit të Kosovës, Ramush Haradinaj me Edi Ramën ku s’do të këtë më barriera doganore mes të dyja vendeve.