Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Serat me kanabis ‘iu bënë gropën’! Shkarkohet drejtori i Policisë së Beratit, përjashtohen 7 efektivë

16:34 22/11/2022
Reading Time: 3 min lexim

Pas zbulimit të serës me kanabis në fshatin Drenovicë, Policia e Shtetit ka vepruar me dorë të hekurt.

7 punonjës të Policisë së Beratit dhe Dimalit janë përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit, pas zbulimit të serës me kanabis në fshatin Drenovicë. Përjashtimi nga policia e shtetit të këtyre efektivëve, erdhi si pasojë e mosevidentimit të kanabisit të kultivuar në serë, nga strukturat vendore të Policisë së Beratit, pasi një gjë e tillë është tërësisht e patolerueshme dhe e ndëshkueshme. Po ashtu është shkarkuar Drejtori i Policisë Berat Edmond Tarkaj si dhe është ulur në gradë për 6 muaj. Vendimi ka ardhur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku pas zbulimit të serës me kanabis në Dimal (Ura Vajgurore).

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesditën e sotme, zhvilloi një analizë pune me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Gjatë analizës, Drejtori i Përgjithshëm ka theksuar se pavarësisht se informacioni përmes të cilit u godit veprimtaria e organizuar e kultivimit të kanabisit në sera, në territorin e fshatit Rërëz, ishte tërësisht i strukturave të posaçme për hetimin e krimit të organizuar, në Policinë e Shtetit, mosevidentimi i kësaj paligjshmërie të hapur, nga vetë strukturat vendore të Policisë së Beratit, është tërësisht i patolerueshëm dhe i ndëshkueshëm.

Në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë së Shtetit ka zhvilluar dhe përfunduar një hetim të thelluar, në përfundim të të cilit, bazuar në shkeljet e rënda administrative që kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrës, ka vendosur shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, Drejtues i Parë Edmond Tarkaj, uljen në gradë për 6 muaj dhe transferimin e tij në Akademinë e Sigurisë.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm ka vendosur për emërimin e Drejtuesit të Parë Kastriot Skënderaj, në detyrën e drejtorit të ri të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Në vijim, bazuar në shkeljet administrative dhe në mospërmbushjen e detyrave funksionale, Drejtori i Përgjithshëm ka firmosur përjashtimin nga Policia e Shtetit, për shkelje të rëndë, të 7 punonjësve të Policisë, të nivelit të parë dhe të nivelit të mesëm drejtues, konkretisht:

  1. Kryekomisar Baki Musaku, me detyrë Shef Sektori për Krimet, në DVP Berat;
  2. Kryekomisar Sokol Lazaj, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Berat;
  3. Komisar Ardrit Hasanbegaj, me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat;
  4. Nënkomisar Artan Musai, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dimal;
  5. Nënkomisar Miço Rakazia., me detyrë Specialist për Krimet, në Stacionin e Policisë Dimal;
  6. Inspektor Vladimir Toska., me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal;
  7. Inspektor Gazmend Sula, me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal.

-Është vendosur ulja në gradë, për një periudhë 6-mujore, për zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Drejtues Shkëlqim Xhezairaj.

-Është vendosur dhënia e masave disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”, për 8 punonjës policie.

-Është vendosur shtyrja e afatit të gradimit, me 2 vjet, për 2 punonjës të tjerë policie.

Në fund të analizës, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga të gjitha strukturat e Policisë në qarkun Berat, angazhim, përkushtim, profesionalizëm, bashkëpunim me qytetarët, performancë, reagim në kohë dhe zgjidhje të problematikave në bazë të kompetencave që iu jep ligji.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është i vendosur për të ndëshkuar cilindo nga radhët e Policisë që abuzon me detyrën dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje dhe abuzim që mund të kryhet nga punonjësit e Policisë, duke iu garantuar reagim të mënjëhershëm, profesional dhe ligjor.

Të tjera

“Një nga protestat më të bukura qytetare, por po kërcënojnë studentët me vendet e punës së prindërve”/ Klodiana Lala: Ka nisur shantazhi
Aktualitet

“Një nga protestat më të bukura qytetare, por po kërcënojnë studentët me vendet e punës së prindërve”/ Klodiana Lala: Ka nisur shantazhi

Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur alarmin për atë që e cilëson si një valë presioni dhe shantazhi ndaj studentëve që...

17:24 04/06/2026
Historia e trishtë e familjes së Enea Mekollit, babait të dy fëmijëve të mitur që u vra sot në Maliq: Vite më parë humbi jetën edhe vëllai i tij polic
Aktualitet

Historia e trishtë e familjes së Enea Mekollit, babait të dy fëmijëve të mitur që u vra sot në Maliq: Vite më parë humbi jetën edhe vëllai i tij polic

Vrasja e efektivit të policisë Enea Mekolli gjatë operacionit për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari ka tronditur mbarë vendin,...

16:14 04/06/2026
Para
“TVSH-ja e ushqimeve të shportës të ulet nga 20 në 5%”, Vasili paraqet amendamentin

"TVSH-ja e ushqimeve të shportës të ulet nga 20 në 5%”, Vasili paraqet amendamentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Një nga protestat më të bukura qytetare, por po kërcënojnë studentët me vendet e punës së prindërve”/ Klodiana Lala: Ka nisur shantazhi

“Një nga protestat më të bukura qytetare, por po kërcënojnë studentët me vendet e punës së prindërve”/ Klodiana Lala: Ka nisur shantazhi

17:24 04/06/2026
Historia e trishtë e familjes së Enea Mekollit, babait të dy fëmijëve të mitur që u vra sot në Maliq: Vite më parë humbi jetën edhe vëllai i tij polic

Historia e trishtë e familjes së Enea Mekollit, babait të dy fëmijëve të mitur që u vra sot në Maliq: Vite më parë humbi jetën edhe vëllai i tij polic

16:14 04/06/2026
SPAK sekuestron një pasuri të lidhur me Belinda Ballukun në Dhërmi, rëndohen akuzat

SPAK sekuestron një pasuri të lidhur me Belinda Ballukun në Dhërmi, rëndohen akuzat

14:26 04/06/2026
Dosja “Balluku”, Igli Tare paraqitet në SPAK, merret i pandehur për pastrim parash

Dosja “Balluku”, Igli Tare paraqitet në SPAK, merret i pandehur për pastrim parash

10:54 04/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.