Skip to content
Të Gjitha

Sekuestrohen 3 milion euro pasuri, i përkisnin shqiptarëve të arrestuar 5 muaj më parë në Danimarkë

· 2 min lexim

Policia ka vijuar operacionin ‘Goldfinger’, duke sekuestruar 3 milion euro pasuri, që rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Kjo pasuri i përkiste 4 personave të arrestuar në Danimarkë më 26 qershor të 2019-ës.

Ata akuzohen për trafik ndërkombëtarë të lëndëve narkotike, në vendet e Bashkimit Europian.

Në pranga ranë J.K., D.E., A.D. dhe E.P.

E gjitha pasuria ishte regjistruar në emër të familjarëve dhe miqve të tyre në Shqipëri dhe tashmë do t’i kalojë Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave.

Kujtojmë këtu se gjatë operacionit që nisi më 26 qershor të 2019-ës, u sekuestruan 200 mijë euro. 10 milion lekë, 7 automjete dhe 1 biznes.

Operacioni ishte i koordinuar nga Europol dhe u shtri në Danimarkë, legjikë, Hollandë, Suedi, Slloveni dhe Shqipëri.

Autoritetet shqiptare kanë zhvilluar një hetim pasuror, për të sekuestruar të gjitha pronat të cilat rridhnin nga aktiviteti kriminal.

Pasuritë e sekuestruara janë:

Një kompani private (pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro;
10 apartemente banimi, në plazhin e Velipojës;
1 apartament banimi në Shkodër;
14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit;

Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 3 milionë euro.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të grupit.