Skip to content
Të Gjitha

Sekuestrimi i 11 kg heroinë në Durrës, zbulohet destinacioni final i drogës

· 1 min lexim

Ditën e sotme policia sekuestroi 11 kg heroinë në portin e Durrësit.

Droga ndodhej brenda një mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin kosovar, Agim Sylejmani, i cili banon në Zvicër.

Lënda narkotike, e ndarë në pako, ishte e fshehur brenda gomës rezervë të mjetit.

Sipas “Balkanweb”, ngarkesa kishte si destinacion final Italinë.

Ndërkohë “Opeli” ishte modifikuar në Kosovë dhe kishte mbërritur ditën e djeshme në Durrës.

Pas zbulimit të Drogës Sylejmanit iu vunë menjëherë prangat.

Ky i fundit mohoi të ketë lidhje me ngarkesën, ndërsa nuk ka dhënë sqarime të tjera për uniformat blu.