Skip to content
Të Gjitha

Sarandë/ Plagoset me armë bariu 60 vjeçar, dyshimet e para

· 1 min lexim

Një bari nga Piqerasi i Sarandës është plagosur me armë zjarri.

Level Hoxha 60 vjeç, me origjinë nga fshatrat e Gjirokastrës, prej vitesh banor në Piqeras, bari me bagëti të imta në këtë fshat, është transportuar mesditën e së hënës për në spitalin e Sarandës pas dy plagëve të shkaktuara me armë zjarri, një në kofshë e tjetri në krah.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorin dhe përcaktuar shkakun e kësaj ngjarjeje.

Dyshohet të ketë qenë një konflikt barinjsh për kullotat.

Bariu 60 vjecar mësohet të ketë thënë se : “Nuk pashë se kush më qëlloi. M’u duk se ishte plumb qorr. Nuk kam konflikt me asnjë.”