Skip to content
Të Gjitha

“Rruga e Arbrit”/ Mori miliarda lek nga shteti dhe nuk përfundoi punimet, kërkohet hetim për “Gjoka Konstruksion”

· 1 min lexim

Autoriteteti Rrugor Shqiptar i ka kërkuar Agjencisë së Prokurorimit Publik nisjen e një hetimi administrativ, për “Gjoka Konstruksion”, firmën e cila ka fituar koncesionin për “Rrugën e Arbrit”.

Pas verifikimeve të nevojshme, ARRSH ka zbuluar, se kjo firmë ka deklaruar të dhëna të rreme për punimet e kryera, shkruan “Balkanweb”

Sipas raportit, rezulton se punimet për segmentin numër 3, Zall-Bastar- dalje Ura e Vashës, nuk kanë përfunduar sipas kontratës.

Punimet janë paraqitura si të përfunduara, por në fakt janë të parealizuara.

Inspektimi është kryer për një periudhë 3 mujore nga data e kolaudimit, ndërsa kompania është paguar nga thesari i shtetit për këto punime.

Grupi i punës i ARRSH, ka dalë në konkluzionin se asnjë nga tunelet nuk plotëson parametrat e kërkuara.

“Gjoka Konstruksion” ka marrë me koncesion “Rrugën e Arbrit” për 225 milion euro.

Në pamundësi për të gjetur fondet për të ndërtuar rrugën, kjo kompani ka falsifikuar dokumentet dhe ka marrë 70 miliardë lek nga thesari i shtetit për këtë punë.

Bazuar në ligjin shqiptar, në rast se vërehen paraqitje të të dhënave të rreme operatori duhet përjashtuar nga pjesëmarrja në prokurimet publike.