Skip to content
Kosovë

Rritet numri i viktimave, ja si paraqitet bilanci i Covid-19 në Kosovë

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur situatën e Covid-19 në Kosovë përgjatë 24 orëve të fundit. Ashtu sikurse edhe dita e djeshme sërish kemi nje bilanc negativ të humbjeve të jetëve, ku kemi 8 viktima.  Ndërkohë që për sa i përket rasteve të reja, nga 3.879 testime, 754 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Sot janë shëruar 3.900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408.

Në total numri i rasteve aktive është 23.823.  Theksojmë se në 24 orët e fundit janë dhënë 146 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

07 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 146 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.793.236 doza të vaksinës.

Deri më sot 808.328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 88.988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 3.879 testime, 754 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 3.900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408.

Në total numri i rasteve aktive është 23.823.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!