Skip to content
Të Gjitha

Rrezikojnë të thërrasin shpirtrat e këqinj, librat e Harry Potter hiqen nga shkolla në SHBA

· 1 min lexim

Një shkollë katolike në Nashville, ka hequr nga biblioteka të gjithë librat e sagës Harry Potter.

Pastori i shkollës “St Edward”, nëpërmjet emailit, u ka komunikuar prindërve të fëmijëve, se disa ekzorcistë i kishin rekomanduar diçka të tillë, shkruan një gazetë lokale në Tennesse të SHBA-ve.

Sipas ekzorcistëve, mallkimet dhe magjitë e përdorura në librat e Harry Potter janë të vërteta dhe në rast se shqiptohen, mund të thërrasin shpirtrat e këqinj.

Magjitë më të përdorura në librat e Harry Potter janë, “avada kedavra” që është mallkimi vrasës, “crucio” që ëshë mallkimi torturues dhe “imperio” që është magjia nëpërmjet së cilës mund të kontrollosh veprimet e një personi tjetër.

Librat e Harry Potter janë censuruar nga komuniteti i krishterë që në fillim.

Censura nisi që me librin e parë “Harry Potter dhe guri filozofal”, i cili doli në treg në vitin 1997.

Ndëra Papa Benedikti XVI është shprehur, se librat e Harry Potter, mund të shtrembërojnë krishtërimin brenda njeriut, përpara se të zhvillohet plotësisht.