743 emigrantë të paligjshëm në brigjet e vendit që ngadata 22 gusht janë shpëtuar për mrekulli nga rojet bregdetare të Marokut.
Mësohet se emigrantët ishin afrikanë nën-saharianë, jemenas, sudanezë, palestinezë, libianë, egjiptianë dhe një shtetas algjerian, njoftoi agjencia e lajmeve e Marokut.
Ata po udhëtonin me varka të improvizuara duke notuar në ngushticën e Gjibraltarit, që ndan kontinentin afrikan nga Evropa.
Emigrantët morën ndihmën e parë nga njësitë e marinës përpara se të dërgoheshin në portet fqinje. Maroku është një vend tranzit popullor për emigrantët afrikanë që kërkojnë të arrijnë Evropën. Vlen të theksojmë se më herët Gjermania e përshkroi të hënën vdekjen e 22 migrantëve që po përpiqeshin të çanin gardhin kufitar midis Marokut dhe enklavës spanjolle Melilla si “tronditëse”, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë për media në Berlin, zëvendës zëdhënësi i qeverisë Ëolfgang Buchner lidhur me incidentin tha se “Është tronditëse që kaq shumë njerëz humbën jetën duke u përpjekur të kalonin kufirin. Mbi 300 raportohet se janë plagosur”. Ai shprehu “trishtim të thellë” për vdekjet.
Buchner tha se Spanja njoftoi se incidenti do të zbardhet, duke theksuar se kjo është e rëndësishme dhe Berlini e mirëpret këtë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme gjermane, Maximilian Kall, i cili mori pjesë në takim, tha se ministrja e Brendshme Nancy Faeser ishte tronditur nga ajo që ndodhi.
“Presim që këshillat përkatës dhe këshillat e BE-së ta sqarojnë këtë”, shtoi ai.
Rreth 2.000 emigrantë, shumica nga Sudani, u përpoqën të kalonin gardhin e militarizuar kufitar të premten dhe u ndeshën me autoritetet marokene dhe spanjolle.
Në raportet fillestare flitej për 5 të vdekur, por autoritetet marokene më vonë e ngritën numrin në 23. Helena Maleno Garzon, kreu i organizatës joqeveritare Ëalking Borders, tha se të paktën 37 persona kanë humbur jetën.