Skip to content
Të Gjitha

Riatdhesimet nga Siria/ SPAK thërret Floresha Rashën, të venë e luftëtarit shqiptar të ISIS

· 1 min lexim

Prokuroria e Posaçme (SPAK), vetëm një ditë pasz riatdhesimit nga Siria, ka thërritur për paraqitje dhe marrje në pyetje Floresha Rashën.

Bëhet me dije se Rasha u kthye dje në Shqipëri, së bashku me tre fëmijët  e saj, pas më shumë se 6 vitesh qëndrimi në kampin Al-Hol.

Ndërkohë kujtojmë se Rasha është e veja e Diamant Rashës, shqiptarit që u vra në luftë në Siri

Nga ana tjetër fëmijët e saj, Endri Dumani si dhe të gjithë personat nën 18 vjeç që kanë qenë në kampin Al-Hol, pasi janë kthyer në Shqipëri nuk do të merren në përgjegjësi penale.

Mësohet se Floresha Rasha do të hetohet nëse ajo ka qenë e përfshirë për 7 vite në kampin Al-Hil me veprimtari terroriste apo jo. Rasha gjatë qëndrimit atje ka marrë plagë në trup pasi është qëlluar me snajper, por ia ka dalë që të transportohet në Shqipëri./GazetaReforma.com/