Skip to content
Politikë

Revokimi i masës së sigurisë, kush është gjyqtari që do të vendosë për Berishën

· 1 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kaluar 333 ditë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, e cila iu hoq nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda (GJKKO).

Megjithatë, vendimi u apelua nga SPAK, që ka kërkuar rivendosjen e kësaj mase shtrënguese.

Çështja do të shqyrtohet në Apelin e GJKKO-së, ku gjyqtari Engert Pëllumbi do të marrë vendimin për të vendosur nëse Berisha do të kthehet në banesën e tij me një masë sigurie apo do të mbetet i lirë.

Berisha është përballur me akuzën e korrupsionit në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Gjithashtu, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, është nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash dhe ndodhet gjithashtu nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.