Skip to content
Bota

Resorti në Francë përfshihet nga flakët/ 2 viktima, 14 të plagosur

· 1 min lexim

Mëngjesin e sotëm në Francë, zjarri që përfshiu një resort turistik, la pas 2 viktima e 14 të plagosur.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por sipas autoriteteve, bilanci i viktimave mund të rritet, pasi disa prej të plagosurve kanë marrë plagë të rënda.

70 zjarrëfikëse luftuan disa orë më flakët e zjarrit dhe më në fund kanë mundur ta neutralizojnë atë. Policia ka evakuuar 60 persona, të cilët rrezikoheshin nga zjarri.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa deri tani po hetohet ne dy pista: rrjedhje gazi dhe defekt në linjën elektrike të resortit.