Skip to content
Kryesore

RENEA dhe SPAK në Shkodër, kryhen kontrolle në banesën e Safet Bajrit

· 1 min lexim

Forcat RENEA dhe SPAK kanë realizuar një operacion në Shkodër, duke kontrolluar banesat e personave me precedentë penalë.

Gjatë aksionit, janë mbledhur prova të rëndësishme lidhur me masakrën e 30 tetorit në Dobraç, ku humbën jetën katër persona: Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha.

SPAK ka sekuestruar 5 makina të blinduara dhe ka shoqëruar disa individë në polici.

Ndër banesat e kontrolluara është dhe ajo e Safet Bajrit.