Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama takon dekanët dhe rektorët: “Mbase duhet rishikuar autonomia e universiteteve. Bordi i administrimit duhet shkarkuar!”

18:07 13/12/2018
Reading Time: 2 min lexim

Teksa protesta e studentëve ka mbërritur në ditën e saj të nëntë, kryeministri Rama, pasditen e së enjtes ka takuar rektorët dhe dekanët e universiteteve në vend për të diskutuar në lidhje me problematikat që kanë ngritur studentët.

Në mbledhje, Rama u shpreh se tarifat universitare janë përgjegjësi e universiteteve dhe rrjedhimisht, protesta lidhet pikërisht me ta. Sipas kryeministrit, duke parë problematikat e ngritura, ndoshta do të duhet ët rishikohet autonomia që u është dhënë universiteteve nga ligji i ri i arsimit.

“Nuk kam ardhur këtu të shkarkoj përgjegjësitë e qeverisë. Protesta e studentëve është shuplakë për qeverinë. Unë respektoj autonominë tuaj me ligj. Me siguri është për ju diçka dhe me siguri ju duhet të shikoni që kjo protestë lidhet në radhë të parë me ju. E kam fjalën për universitetet. Tarfiat janë përgjegjësi e universitetve për t’i propozuar dhe qeverisë për t’u pranuar. Si ka mundësi që studentët nuk e dinë fare që çfarë janë tarifat. Jemi të gjithë të vetëdijshëm që ligji i ri për arsimin e lartë i ka dhënë autonomi universiteteve. Është e pamundur që të zgjidhen nga lart poshtë disa çështje kyçe. Nëse ka ardhur dita që ju të fshiheni kur duhet t’i dilni ju përballë studentëve, nëse ka ardhur dita që trupat brenda ndahen të partive dhe nëse ka ardhur dita që t’ja lini rrugës fatin e studentëve, atëherë më falni po duhet ta rishikojmë autonominë se mbase ka qënë e parakohëshme!”-është shprehur Rama. Ai gjithashtu ka shtuar se bordi i administrimit duhet shkarkuar tërësisht.

“Unë jam i mendimit që bordi i administrimit duhet të shkarkohet i gjithi dhe të zëvëndësohet nga një person publik. Kur mendoj që rektori është i arratisur nga përgjigjësia dhe që ka bllokuar disa dekanate për arsye të mosarsyres, them: Ku po jetojmë?”-vijoi më tej kryeministri duke shtuar edhe se në shpenzimet e universiteteve ka disbalanca të mëdha dhe kjo nuk është përgjegjësi e qeverisë.

“Po të shohësh shpenzimet e universitetit dhe ka disbalanca ekstreme, me falni po ku hyn qeveria këtu? Jo për të hequr përgjegjësinë e saj, sepse unë jam i gatshëm ta pranoj atë pjesë të shuplakës që studentët i kanë dhënë qeverisë… Po të shohësh raportin për veturat, automjeteve, sigurinë… S’e kuptoj se përse universitetet duhet të kenë një numër aq të lartë të rojeve të sigurisë. Mbase zhvillon studime sekrete por që të angazhosh kaq shumë roje që të mbrojnë punimet “Folklori shqiptar dhe politika e jashtme e vendit…”-ka thënë Rama në takim.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para

Masakra në ish-Bllok/ Arrestohet miku i ngushtë i të fejuarit të Elvana Gjatës

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English