Skip to content
Politikë

Rama presion SPAK-ut dhe Dumanit: Ndaloni survejimin e partive politike

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj planit të prezantuar nga SPAK-u për masat kundër krimeve zgjedhore, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të survejimit të partive politike në prag të zgjedhjeve.

Rama e ka cilësuar këtë si një “lajthitje momenti” dhe ka theksuar se nuk mund të lejohet që partitë politike të survejohen gjatë një procesi zgjedhor.

Ai ka shprehur “shqetësimin” se një veprim i tillë mund të çojë në rikthimin e një periudhe të errët, ku çdo angazhim politik shoqërohet me survejim.

Gjithashtu, ka theksuar se ndalimi i survejimit të partive politike në procesin elektoral është një masë e domosdoshme, duke shpresuar që veprimet e SPAK të jenë thjesht një gabim dhe jo një praktikë e qëllimshme për të ndikuar në politikën e vendit.

Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nën akuzat për korrupsion, Kryeministri Rama ka shpallur një mbledhje emergjente me punonjësit e Bashkisë.

Mbledhja do të zhvillohet sot në orën 16:30 në sheshin “Skënderbej”.

Pas mbledhjes, Rama do të takohet me këshilltarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës.