Kreu i shtetit Edi Rama, ka njoftuar përmes një statusi në rrjetin e tij social Twitter, që në fokus të mbledhjes së qeverisë sot, do të ketë 8 kërkesat e studentëve dhe dokumentin e punës mbi Paktin për Universitetin.
Kryeministri njoftoi se të gjitha vendimet përkatëse që do të merren si edhe plani i punës në vazhdim, do të bëhen publike nëpërmjet një konference shtypi në orën 11:30.
“Mbledhja e Qeverisë sot ka në fokus studentët, 8 kërkesat e tyre dhe dokumentin e punës mbi Paktin për Universitetin. Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave (VKM), si edhe plani i punës në vijim, do të njoftohen për publikun në një konferencë shtypi të posaçme, live 11.30,”- shkruan Rama.
Kujtojmë që studentët kanë protestuar për më shumë se 2 javë për plotësimin e kërkesave të tyre dhe kanë refuzuar ftesën për dialog nga kryeministrit. Ata kanë paralajmëruar se do të rikthehen në janar përsëri me protesta për plotësimin e 8 pikave.
KERKESAT E STUDENTEVE
1. Përgjysmim i tarifës së studimit.
2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.