Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama i përgjigjet Jorida Tabakut mbi pjesëmarrjen në zgjedhje

11:42 25/05/2023
Reading Time: 2 min lexim

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate. Deputetja e Partisë Demokratike ka folur për pjesëmarrje të ulët në zgjedhje.

Menjeherë pas deklaratës së saj kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk ka ngurruar t’i  kundërpërgjigjet deputetes.

Rama tha se shqiptarët braktisën vetëm një pjesë të politikanëve dhe PS u votua më shumë se asnjëherë më parë.

“Jam shumë i impresionuar nga kurajoja e parafolësve për të adresuar parlamentin në emër të shqiptarëve. Në emër të shqiptarëve flasin shqiptarët dhe ata të cilët shqiptarët i mandatojnë për të folur. Por kur shqiptarët sapo kanë folur dhe kanë folur aq qartë sa natyrisht kanë tronditur një pjesë të atyre që janë ata që nuk duan të dëgjojnë, është shumë komike që të flitet në emër të shqiptarëve. Flitet në emër të shqiptarëve që braktisën politikën, zgjedhjet apo në emër të të rinjve që ishin të pakët në votime. Por pasqyra e pjesëmarrjes flet pak më ndryshe.

Shqiptarët nuk kanë braktisur të gjithë ne, kanë braktisur një pjesë nga ne. Përsa i takon pjesës që së bashku, me të gjithë deputetët në krahun e majtë që unë përfaqësoj, shqiptarët jo vetëm që nuk na kanë braktisur por na kanë mbështetur më shumë se asnjëherë më parë. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme po të kemi parasysh se nuk është një fenomen karakteristik i zgjedhjeve vendore. Braktisësit e të gjitha moshave kërkojini te mënyra si e kuptoni këtë votë, si e lexoni Shqipërinë, si flisni për Shqipërinë. Kjo është një këshillë e pakërkuar që unë ja u kam dhënë që në seancën e parë të Kuvendit të mandatit tonë të parë dhe fjalëmarrësi i parë pas fjalës time kërkoi dorëheqjen e qeverisë. Kështu që ne do të vazhdojmë vetëm përpara”, theksoi Rama.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës
Uncategorized

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Protesta nuk po matet vetëm me numrin e njerëzve në shesh. Ajo po matet me diçka më të rëndësishme: qytetarë...

14:05 22/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!
Uncategorized

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Nga Irena Beqiraj Rama thotë: "Një grumbullim i hatashëm gjërash që as janë njësoj, as janë bashkë, por u mblodhën...

17:52 21/06/2026
Para
Rama mburret për rritjen e ekonomisë: Shqiptarët nuk marrin më bukë me vete në aeroport

Rama mburret për rritjen e ekonomisë: Shqiptarët nuk marrin më bukë me vete në aeroport

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English