Kreu i shtetit, në takimin e sotëm me studentët e Universitetit të Vlorës, ka folur për tarifën e tyre shkollore.
Rama u është drejtuar studentëve duke u thënë se kur kërkojnë shërbime më të mira, kjo gjë bëhet me para dhe nuk mund të thonë që duan shërbime më të mira e ndërkohë të paguajnë më pak.
Por ai ka thënë studentëve që këtë vit gjysmën e tarifës së tyre do e paguaj shteti, ndërsa nga viti tjetër qeveria nuk do paguaj për studentë që janë me nota të ulëta. Kryeministri u shpreh se tarifat do variojnë sipas mesatares që do të ketë studenti, nëse mesatarja do jetë e mire, tarifa nuk do paguhet e plotë.
“Kur flasim për shërbime të mira, kjo bëhet më para. Nuk mund të thoni duam shërbime më të mira e të paguajmë më pak.
Gjysmën e tarifës do e paguajë shteti për ju nga Janari. Për këtë vit ato që janë më katra do paguhen nga shteti, por jo më në vazhdim. Qeveria nuk do të paguajë për njerëz që rrinë 10 vite në shkollë.
Kush është më mesatare 9-10 do i paguhet tarifa nga shteti.
Nga 8-9, do të paguhet 75% e tarifës. Nga mesatarja 7-8, studentët do paguajnë gjysmën e tarifës. Pjesa tjetër do të paguajë vetë. Kjo do të nisi nga viti që vjen”, shprehet Rama.