Rama drejt Berlinit të premten, këto janë kushtet që mund të vendosë Gjermania për negociatat

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koalicioni qeverisës në gjermani, CDU/CSU gjatë muajit shtator do të përcaktojë pozicionin e tij në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Javën e ardhshme do të zhvillohen konsultime në Berlin, ku pritet të jetë i pranishëm, edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ky i fundit do të niset drejt Gjermanisë më 13 shtator, ku do të takohet edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Gazetarja e “DW”, Anila Shuke, tha për “TCH”, se vendimet e mundshme të Gjermanisë janë dy.

Sipas saj, Bundestagu mund të japë një “Po” me kushte, të cilat do të jenë, qartësimi i zgjedhjeve të 30 qershorit dhe i manipulimit të votës në zgjedhjet e shkuara.

Megjithatë, brenda parlamentit gjerman, ka ende një pakicë të vogël, e cila mendon se Shqipëria nuk është gati për të filluar bisedimet për anëtarësim.

Ndërkohë vendimin përfundimtar CDU/CSU pritet ta marrë më 24 shtator, ndërsa 3 ditë më vonë do të bëhet edhe votimi në Bundestag, ku SPD, partneri i koalicionit qeverisës, është shprehur që në fillim për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Shpërndaje
Share.

Komento