Skip to content
Bota

Ra nga një lartësi prej 8 metrash, humb jetën tragjikisht 23-vjeçari shqiptar(EMRI)

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Veneto të Italisë.

Mediat italiane bëjnë me dije se një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në punë.

Viktima është Sajmir Thartori i cili ishte duke punuar në momentin e aksidentit tragjik, kur ra nga lartësia prej 8 metrash teksa ishte duke punuar në një fermë në povincën e Rovigo.

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten dhe ai u dërgua menjëherë në spital, por gjendja e tij ishte shumë e rëndë, ku fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

Thartori jetonte në Verona. Aktualisht mbeten të paqarta rrethanat e incidentit tragjik dhe policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.