Ra nga një lartësi prej 8 metrash, humb jetën tragjikisht 23-vjeçari shqiptar(EMRI)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Veneto të Italisë.
Mediat italiane bëjnë me dije se një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në punë.
Viktima është Sajmir Thartori i cili ishte duke punuar në momentin e aksidentit tragjik, kur ra nga lartësia prej 8 metrash teksa ishte duke punuar në një fermë në povincën e Rovigo.
Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten dhe ai u dërgua menjëherë në spital, por gjendja e tij ishte shumë e rëndë, ku fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.
Thartori jetonte në Verona. Aktualisht mbeten të paqarta rrethanat e incidentit tragjik dhe policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.