Skip to content
Aktualitet

Qytetarët dynden në sheshin “Skënderbej”, çfarë po ndodh pranë tendave të vaksinimit

· 2 min lexim

Sheshi “Skënderbej”, në Tiranë është mbushur me qytetarë që janë dyndur për të marrë vaksinën, pranë tendave të vendosura, duke krijuar kështu radhë të gjata.  Një numër i madh personash të moshave të ndryshme presin në radhë për të marrë vaksinat. Mësohet se disa prej tyre po marrin dozën e dytë të vaksinës kineze, ndërsa të tjerë po marrin dozën e parë të vaksinën AstraZeneca. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se numri i të vaksinuarve në vendin tonë, deri në këto momente, ka shkuar në 669 650 mijë persona.

Nga të dhënat zyrtare të publikuara nga MSH, bëhet me dije se ditën e diel në vendin tonë janë vaksinuar gjithsej 5.198 persona të tjerë. Referuar të dhënave të fundit, 213.418 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCovid duke krijuar imunizim të plotë.

Vendi jonë është në një fazë më të lehtësuar nga pandemia globale COVID-19, pasi numri i shtrimeve në spitale ka rënë po ashtu edhe numri i të infektuarve. Kujtojmë se pak ditë më parë u mbyll edhe spitali COVID4. Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta. Deri më tani janë vaksinuar bluzat e bardha, policët, mësuesit dhe gazetarët e terrenit si dhe operatorët turistik. Ndërkohë si ka paralajmëruar edhe më parë  ministrja fasha e të vaksinuarve ka shkuar në +60 dhe të sëmurët kronik.