Qytetarët dynden në sheshin “Skënderbej”, çfarë po ndodh pranë tendave të vaksinimit

Sheshi “Skënderbej”, në Tiranë është mbushur me qytetarë që janë dyndur për të marrë vaksinën, pranë tendave të vendosura, duke krijuar kështu radhë të gjata. Një numër i madh personash të moshave të ndryshme presin në radhë për të marrë vaksinat. Mësohet se disa prej tyre po marrin dozën e dytë të vaksinës kineze, ndërsa të tjerë po marrin dozën e parë të vaksinën AstraZeneca. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se numri i të vaksinuarve në vendin tonë, deri në këto momente, ka shkuar në 669 650 mijë persona.
Nga të dhënat zyrtare të publikuara nga MSH, bëhet me dije se ditën e diel në vendin tonë janë vaksinuar gjithsej 5.198 persona të tjerë. Referuar të dhënave të fundit, 213.418 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCovid duke krijuar imunizim të plotë.
Vendi jonë është në një fazë më të lehtësuar nga pandemia globale COVID-19, pasi numri i shtrimeve në spitale ka rënë po ashtu edhe numri i të infektuarve. Kujtojmë se pak ditë më parë u mbyll edhe spitali COVID4. Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta. Deri më tani janë vaksinuar bluzat e bardha, policët, mësuesit dhe gazetarët e terrenit si dhe operatorët turistik. Ndërkohë si ka paralajmëruar edhe më parë ministrja fasha e të vaksinuarve ka shkuar në +60 dhe të sëmurët kronik.