Skip to content
Të Gjitha

Qeveria me vendim të ri/ Rritet paga minimale për të gjithë të punësuarit në shkallë vendi

· 1 min lexim

Pas gjithë pakënaqësisë së shprehur, qeveria Rama ka marrë vendimin e shumëpritur, ka rritur pagën minimale në shkallë vendi. Sipas vendimit të publikuar nga qeveria të marrë në mbledhjen e sotme, paga do të shkojë 260 mijë lekë, pra duke e rritur atë me rreth 4 mijë lekë.

Ky vendim është i vlefshëm për 174 orë pune në muaj, pra orë normale në muaj.

Pra minimalisht një orë punë do të pagulet 150 lekë. Shifra nuk është e lartë, por krahasur me atë çfarë ka qenë më herët.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2019.