Skip to content
Kryesore

Qëllohet me plumb në kokë një person në Tiranë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë, ku një person i identifikuar si Eduart Reçi, nga Dibra, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plumb në kokë.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali, në afërsi të banesës së tij.

I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë e ditur ende.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorëve.