Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Që nga lufta ndaj krimit e deri te “Minishengeni Ballkanik”, Rama prezanton 7 prioritetet deri në mbyllje të mandatit

13:00 25/11/2019
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka shpalosur 7 prioritetet deri në mbylljen e mandatit të dytë në vitin 2021.

Shefi i qeverisë ka bërë me dije se prioritetet do të jenë lufta kundër krimit, mbyllja e sporteleve, legalizimet, investimet në infrastrukturë e universitete, Shengeni rajonal dhe vija bregdetare.

Kryeministri ka premtuar se të gjitha sportelet dhe shërbimet do kthehen online.

Më tej ai ka shtuar, se do të lirohet vija bregdetare, e cila iu është marrë qytetarëe nga të fortët.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te legalizimet e banesave dhe tokave bujqësore, duke thënë se procesi do të mbyllet deri në fund ta mandatit.

Rama premtoi gjithashtu transformimin e Universiteteve, duke thënë se do të kemi kampuset më të bukura në rajon.

Së fundmi kryeministri u ndal edhe te “Minishengeni Ballkanik”, ku shtoi, se kush është kundër nuk merr vesh asgjë.

 Fjala e Ramës

Të fokusohemi tek 7 prioritetet dhe tek mbyllja e mandatit të dytë, prej të cilave publiku duhet të shohë produktin final. Këto 7 prioritete janë: Një përshkallëzim ndaj luftës së krimit si kurrë më parë. Është i domosdoshëm dhe jetik për imazhin tonë ndërkombëtar. Janë të lidhura me mirëqenien dhe perspektivën. Të dukemi ata që jemi në të vërtetë.E dyta, prioriteti është nga 1 janari i 2020 e deri në fund, të mbyllen të gjitha sportelet dhe shërbimet që kryehen online. Së paku, aplikimet, të jem i saktë. Nga 1 janari, do të jenë 40% e shërbimeve online, s’ka nevojë të çosh letra, deri në qershor do të shkojmë në 67%, e në dhjetor në thuajse 100%. S’duhet më kontakt mes qytetarit dhe atyre që shërbejnë që na e morën fytyrën, na e nxinë jetën. Do kthehen nga gjobëvënës në shërbëtorë të njerëzve. E treta, është energjia dhe infrastruktura. Kemi tanimë, falë punës së ministres, një paketë ndryshimesh që do të lançohet javët e ardhshme. Me disa ndryshime të mëdha në infrastrukturë dhe energji. E katërta, është regjimi i ri për vijën bregdetare, e kemi parë dhe ndjekur që vija iu është marrë qytetarëve dhe iu është dhënë të fortëve. Sikur t’a dini sa prokurorë disponojnë të drejta mbi vijën bregdetare do vini duart në kokë. Gjyqtarë që bëjnë gjyqtarin dhe më pas marrin mijëra metra vijë në plazh. Regjimi do të ndryshojë plotësisht. Paralelisht me këtë vjen prioriteti tjetër, 5, mbyllja e procesit të legalizimeve për shtëpitë jo për bizneset. Për shtëpitë e theksoj dhe legalizimi përfundimtar i tokës bujqësor. Dhënia fund e torturës për njerëzit në Malësinë e Madhe, Tepelenë, Vlorë, Gjirokastër, që nuk e njohin 7501, nuk e duan dhe s’kanë konflikte. Janë kthyer në tokat e të parëve kanë dakordësi, por me atë tokë nuk bëjnë dot asgjë. Historia e legalizimeve është sukses në njërën anë dhe dëshpërim në anën tjetër, parimi themelor është ky: Shtëpitë në fshat do të legalizohen të gjitha. Shtëpitë në qytet, ku janë të palegalizuara do të regjistrohen, me përjashtim të akseve kombëtare, që s’mund të ketë asnjë shantazh ndaj shtetit, se s’ka shans njeri që të zhvatë shtetin dhe të marrë lekë kur si takon. Mori zonja në Unazën e Re 130 mln lekë, ça ti them unë asaj? I mori se i takonte.Tjetra, lidhet me domosdoshmërinë tonë, që deri në fund të mandatit të transformojmë universitetitet, akademia e Sigurisë duhet të jetë kantier. Tirana duhet të jetë njësoj si stadium për të qenë si rajoni. Të kemi kampuset universitare më të bukura në rajon.  I fundit është Shengeni Rajonal, kush është kundër, s’merr vesh dhe s’kupton asgjë. Një gjë është e sigurtë, e para është një vizion dhe këmbëngulje nga ana ime qysh në ditën e parë të procesit të Berlinit, ka qenë i penguar nga presidenti serb, me të cilin unë kam bërë pafundësi debatesh dhe komunikimesh për këtë. S’mund të bëjmë marrëveshje rajonale për tregtinë, nëse s’bëjmë marrëveshje rajonale për lëvizjen e njerëzve. Aaaa, dmth Shqipëria dhe Kosova do bashkohen?! S’po flas për të mirat e tjera, sepse kjo e forcon Kosovën dhe Shqipërinë. Por duhet një tjetër takim. Është kollaj të bësh patriotin me pizhame po historia nuk shkruhet në shtëpi me pizhame.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: minishengeni ballkanikprioritetetrama

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para

“Kancer në sistem”, Rama publikon planin kundër KÇK: E dinë që s'kanë asnjë shans të kalojnë Vettingun

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English