Skip to content
Kryesore

Qarku i Fierit/ Numërohen rreth 90% e kutive

· 1 min lexim

Në Qarkun e Fierit, procesi i numërimit të votave po i afrohet fundit, me 525 nga 587 qendra votimi të përpunuara deri më tani.

Të dhënat paraprake tregojnë një epërsi të qartë për Partinë Socialiste, e cila kryeson me 86,170 vota, që përfaqësojnë 62.73% të votave të numëruara.

Ndërkohë, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet i dyti me 35,438 vota, ose 25.80% të totalit.

Sipas këtyre rezultateve të deritanishme:
• Partia Socialiste siguron 12 mandate
• Koalicioni PD–ASHM merr 4 mandate