Mesditën e sotme në Fushë-Krujë ka ndodhur një aksident.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Qafështamë ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Deri tani nga aksidenti nuk raportohen për persona të lënduar por po vazhdojnë hetimet për ngjarjen.
Bëhet me dije se policia është nisur në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat e aksidentit.