Skip to content
Rajoni

Publikohen studimet/ Qyteti më i ndotur në botë ndodhet në Ballkan dhe shumë afër nesh

· 2 min lexim

Ndotja e ajrit është një nga problemet më të mëdha botërore ndaj edhe ka lindur nevoja që të evidentohen qytetet që i kanë këto probleme. Sipas studimeve të fundit qyteti me ndotjen më të madhe në botë është shumë afër nesh, bëhet fjalë pikërisht për kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin.

Shkupi ka zënë vendin e parë duke u renditur në grupin e kryeqendrave të Indisë, Bangladeshit dhe Pakistanit.

Deri më tani sipas rezultateve, prania e grimcave PM10 dhe PM 2.5, sipas stacioneve matëse ka kapërcyer normat e lejuara, madje me dhjetëra herë.

Pas publikimit të raportit, Maqedonia ka vënë në lëvizje të gjithë instancat kryesore për zbatimin e masave urgjente për të siguruar mbrojtjen nga ndotja.

Ndër to janë:

  • Transporti publik prej sot bëhet pa pagesë, me qëllim uljen e numrit të makinave në qarkullim.
  • Çmimet e parkingjeve janë dyfishuar
  • Janë pezulluar lejet e ndërtimit
  • Inspektorët janë urdhëruar të bëjnë kontrolle të rrepta në vendet ku mendohet se digjen goma dhe materiale të tjera helmuese etj.

Megjithatë kjo nuk kishte si të mos mobilizonte OJQ-të, të cilat kanë kërkuar masa me efekt afatgjatë siç mund të jenë subvencionet për ndryshimin e mënyrës së ngrohjes,  ndërprerjen e punimeve apo mosdhënien e lejeve për ndërtesa shumëkatëshe, që pengojnë qarkullimin e ajrit etj.

Duhet të tregojmë kujdes, shumë shpejt alarmi mund të jetë duke rënë edhe për ne.