Skip to content
Të Gjitha

Protesta te Unaza e Re/ Komunikohet masa për Klevis Balliun

· 1 min lexim

Ish-deputetit demokrat, Klevis Balliu i është komunikuar pas shoqërimit në Komisariat masa e arrestit.

Së bashku me të është arrestuar edhe një banor i Unazës së re në Tiranë.

Balliu u shoqërua në polici pas përplasjes së sotme me forcat blu , ai akuzohet për prishje të qetësisë publike.

Ish-deputeti Klevis Balliu vijon të mbahet në ambientet e Komisariatit numër 6  për veprat penale, kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë, prishje e qetësisë publike dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit. Policia ka lënë të lirë katër prej personave të cilët u shoqëruan, pasi bllokuan rrugën pranë një biznesi privat, ku do të shkonte kryeministri Edi Rama.

Raportohet se janë liruar protestuesit Gazmend Koka, Arben Qyrani, Florjan Protoduari dhe Muharrem Rexha.