Rezistenca e studentëve vazhdon edhe pse koha ka qenë me shi dhe temperaturat relativisht të ulëta. Brohoritjeve të stududetëve i është shtuar edhe një kërkesë tjetër, largimi i dekanit të Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule.
Kanë qenë studentët e këtij fakulteti, të cilët në grup kanë kërkuar përpos realizimit të kërkesave edhe dorëheqjen e dekanit.
Situata është acaruar pasi studentët kanë kërkuar një takim me Dhori Kule, por dekani kërkoi që ta realizonte me 20 përfaqësues prej tyre, gjë që studentët nuk e pranuar kurrësesi. Sipas studentëtve ata kishin parashikuar mbledhjen në orën 16:00, mirëpo dekani nuk është paraqitur edhe pas 30 minutave pritje të studentëve, kaq ka mjaftuar që studentët e këtij fakulteti në mënyrë masive t’I bashkohen protestuesve të tjerë para kryeministrisë.
“Jam studente e Ekonomikut. Ne kërkuam një mbledhje me dekanatin për të diskutuar problematikat. Ne pritëm, por nuk na erdhi asnjë. Ne erdhëm këtu dhe po protestojmë. Fakulteti digjet dhe Dhori krihet. Duhet të vijë dhe të mbajë përgjegjësi”- thotë një studente duke e shoqëruar në kor me thirrjet “Dhori Kule ik”.
Tashmë prej 11 ditësh studentët janë duke protestuar për të drejtat e tyre, prej nga kanë nxjerrë 8 pika që kërkojnë t’i plotësohen nga qeveria, gjë që nuk ka ndodhur ende.