Skip to content
Bota

Prodhonte materiale pornografike me të mitur, arrestohet 71-vjeçari

· 1 min lexim

Operacioni policor i koduar “Gjurma Virtuale” ka përfunduar me sukses, pas disa muajsh hetimesh të thelluara dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ky operacion ka çuar në arrestimin e shtetasit amerikan David Lang, 71 vjeç, i cili akuzohet për prodhimin dhe posedimin e materialeve pornografike me të mitur.

Operacioni është zhvilluar nga Task Forca për Shërbimet e Përbashkëta Investigative në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Njësia kundër Krimeve Kibernetike, me mbështetje nga Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës së SHBA në Tiranë (RSO/OCIU), dhe me asistencë të Prokurorisë së Tiranës.

Gjatë hetimeve, autoritetet kanë mundur të identifikojnë dhe të arrestojnë David Lang, i cili jetonte në Tiranë. Ai dyshohet se ka përdorur internetin për të prodhuar dhe shpërndarë materiale pornografike me të mitur.

Pas një kontrolli të realizuar në banesën e tij, në përputhje me urdhrin e Prokurorit dhe vendimin e gjykatës për lejimin e kontrollit, policia ka sekuestruar pajisje elektronike dhe materiale të tjera që kanë shërbyer në kryerjen e veprimtarisë kriminale.

Hetimet për këtë çështje vazhdojnë dhe materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.