Skip to content
Të Gjitha

Prish 4 objekte, inspektori i IKMT dënohet me 1 vit burg

· 1 min lexim

Prishja e katër objekteve në rrugën “Mihal Grameno” dhe Vaqarr ka çuar në dëmimin e inspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Fatmir Metaj.

Ditën e sotme është marrë vendimi për dënimin me 1 vit burg për inspektorin nga gjykata e Tiranës, i cili mësohet se paraprakishit është dënuar me 3 vite pezullim detyre pasi akuzohet për “shpërdorimin detyre”.

Procedimi fillestar i Metaj ndodhi për prishjen e katër objekteve ku një prej tyre ishte me leje ndërtimi, ndërsa tre të tjerët ishin në process legalizimi si në Tiranë ashtu edhe në Vaqarr.

 Sipas Prokurorisë, objektet e prishura në kundërshtim me ligjin janë realizuar përgjatë viteve 2013-2014 dhe kanë qenë të ndërtuara në rrugën ‘Mihal Grameno’ dhe përgjatë rrugës së Vaqarrit.