Skip to content
Uncategorized

Premier League “pushtohet” nga Covid-19, dy yjet e Manchester City-t rezultojnë pozitivë

· 1 min lexim

Covid-19 është treguar i pamëshirshëm edhe në botën e futbollit, duke prekur në masë shumë lojtarë.

Ditën e sotme edhe Manchester City ka njoftuar se dy futbollistë të klubit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Bëhet fjalë për lojtarët titullarë të skuadrës së Pep Guardiolas. Mësohet të infektuar me Covid kanë rezultuar mbrojtësi Aymeric Laporte dhe sulmuesi i njohur Riyad Mahrez.

Të dy futbollistët tashmë janë izoluar, sikurse sugjerohet nga autoritetet shëndetësore. Deri më tani mësohet se asnjëri prej tyre nuk ka simptoma dhe gjendja e tyre është e mirë.