Skip to content
Të Gjitha

Policia publikon emrat/ Këta janë 22 më të kërkuarit e Tiranës

· 1 min lexim

Policia e Shtetit ka publikuar emrat e 22 personave më të kërkuar për Qarkun e Tiranës.

Në një postim në “facebook”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve që të kontribuojnë me informacione në lidhje me vendndodhjen e tyre.

“Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo të dërgojë imazhe e informacion në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, njofton policia.